Futboll

Video/ Roi Kin ironizon De Gean për gafën e rëndë: Sikur kishte pirë!

Gazeta Si – Një gabim nga ata që klasifikohen si gafa të rënda në futboll. Për fatin e tij të mirë jo vendimtar për Mançester Junajtid. Po flasim për atë që ndodhi në ‘FA Cup’ me portierin David De Gea, protagonist i pafat në ndeshjen me Evertonin.

Rezultati 3-1 është fryt edhe i gabimit të portierit të ‘Djajve të kuq’, që i dhuroi kundërshtarit golin e barazimit të përkohshëm, 1-1. I befasuar nga një gjuajtje-kros, De Gea u gjend me topin në mes të këmbëve. Nuk mundi ta kontrollonte, duke bërë që Koadi të shënonte me lehtësi.

Në pjesën e dytë Mançester Junajtid shënoi edhe dy herë të tjera dhe arriti ta fitonte ndeshjen. Në pushim nuk munguan komentet në lidhje me episodin e De Geas, ku veçohen fjalët e ish-kapitenit Roi Kin për ITV:

“Bah, nuk duhet të ndodhë kurrë diçka e tillë. Sinqerisht, u duk sikur kishte pirë ndonjë gotë më parë. Vërtet. Dukej sikur një lojtar kishte zënë vendin e portierit dhe nuk dinte si të ndërhynte. Nga një portier me eksperiencën e tij, nuk e prisja kurrë atë që pashë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë