Futboll

Franca zyrtarizon rinovimin me trajnerin Didier Deshamp deri në 2026-ën

Gazeta Si – Zidan duhet të presë. Didier Deshamp ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Francën deri në vitin 2026. Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar vazhdimin e bashëkupunimit me trajnerin aktual.

Me Deshamp në krye, ‘gjelat’ fituan Botërorin e 2018-ës në Rusi dhe u shpallën nënkampione botë në Katar 2022, pas humbjes me penallti në finale ndaj Argjentinës.

Trajneri i Francës, Didier Deshamp. Gazeta Si, 7 janar 2023

Deshamp e ka marrë drejtimin e Francës në vitin 2012. Kontrata e tij përfundoi me Botërorin e Katarit, por menjëherë pas tij drejtuesit e Federatës franceze bënë të ditur se kishin arritur një akord për rinovimin. Tani gjithçka merr formë zyrtare, Deshamp do të jetë në drejtimin e Francës deri në Botërorin e radhës.

Muajt e fundit ishte folur shumë për Zinedin Zidan si pasues të Deshamp, por ecuria e mirë e skuadrës në Katar bëri që drejtuesit të vendosnin për të vazhduar me Deshamp.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë