Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpcë. Ai ka dënuar ashpër ngjarjen ndërsa ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për “këtë krim të neveritshëm”.
“BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset. I urojmë të lënduarve shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano në Twitter.
Kosovo: 🇪🇺 firmly condemns the shooting of a child and a young man in 🇽🇰 yesterday. Important that authorities will fully investigate this despicable crime and justice is exerted.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) January 7, 2023
We wish the victims a full and speedy recovery.
Shefi i Misionit të Bashkimit Europian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, ka thënë se ky mision e dënon sulmin “e pakuptimtë ndaj një të riu dhe një djali në Shtërpcë” dhe të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë.
EULEX condemns today’s senseless attack against a young man and a boy in Štrpce/Shtërpcë and wish them a speedy recovery. Our thoughts are with their families and the local community. At the same time, we commend the @Kosovo_Police for reacting swiftly and arresting a suspect.
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) January 6, 2023
“Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Njëkohësisht, përgëzojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar Wigemark në Twitter.
Ai ka shtuar se në përputhje me mandatin e tij, “EULEX-i do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm kriminal”.
Shqetësimin lidhur me rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë e ka shprehur edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
I was concerned to hear of an assault on two young Kosovo Serbs and welcome the quick arrest of a suspect.
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) January 6, 2023
I wish them a speedy recovery. https://t.co/gwiSQnTPV8
“U shqetësova kur dëgjova për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejt të të dyshuarit. Të plagosurve u uroj shërbim të shpejtë”, ka shkruar Abbott në Twitter.
Lidhur me rastin e plagosjes së dy personave në Komunën e Shtërpcës ka reaguar edhe misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
1/2
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) January 6, 2023
We condemn in the strongest terms the drive-by shooting near Štrpce/Shtërpce earlier today, in which two people were injured. Swift Kosovo Police action in arresting an alleged perpetrator is welcome and must be followed up by those responsible being brought to justice.
“Dënojmë fuqishëm të shtënat nga një makinë në lëvizje afër Shtërpcës më herët gjatë ditës së sotme, ku dy persona u plagosën. Reagimi i shpejtë i Policisë së Kosovës për të arrestuar të dyshuarin është i mirëseardhur dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e OSBE-së në Twitter.
Ky mision ka shtuar se për aktet e tilla të dhunës “duhet të ketë zero tolerancë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




