Media Galeri

Del në shitje për 50 dollarë Bugatti… me Lego

Kanë dalë në treg vetëm 40 Bugatti Bolide me 1824 kuaj dhe sigurisht që janë shitur të gjitha duke u mohuar kështu të drejtën të tjerëve të kenë një nga makinat më të lakmuara.

Por, kompania Lego ka menduar për të gjithë duke krijuar në miniaturë Bugatti Bolide.

Me një komplet prej 905 copash, Bugatti i ri është në shitje për 50 dollarë.

Ngjyrë e zezë dhe e verdhë, një kombinim ngjyrash e zgjedhur si nderim për themeluesin e kompanisë Ettore Bugatti, versioni Lego i Bolide është rreth 30 cm e gjatë, 7 cm e lartë dhe 10 cm e gjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë