Futboll

Ceferin ‘vallëzon’ me veten, kandidat i vetëm për zgjedhjet e reja të UEFA-s

Gazeta Si – Nuk do të ketë ‘ndeshje’ në zgjedhjet e ardhshme për presidencën e UEFA-s. Organi që drejton futbollin europian ka bërë me dije deri më 5 janar, kur skadonte afati, ka marrë vetëm një kandidaturë për zgjedhjet e 5 prillit 2023, atë të presidentit aktual Aleksander Ceferin.

Slloveni do të rikonfirmohet kështu në krye të këtij institucioni edhe për 4 vitet e ardhshme. Ai do të rizgjidhet në kongresin e 47-të të UEFA-s, që do të zhvillohet më 5 prill 2023 në Lisbonë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Gazeta Si, 6 janar 2023

President i UEFA-s që prej vitit 2016, Ceferin do të jetë në detyrë deri në 2027-ën, duke bërë 11 vjet dhe duke kaluar për jetëgjatësi Artemio Frankin dhe gjermanin Uiederkehr. Slloveni do të zinte vendin e dytë për vitet në krye të UEFA-s, pas suedezit Lenart Johanson, i cili e drejtoi institucionin për 17 vjet, nga 1990-a deri në 2007-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë