Futboll

Çelsi do ta paguajë me këste Benfikën, pista Fernandez drejt dështimit

Gazeta Si – Dukej gjithçka e përfunduar, pritej zyrtarizimi, por transferimi i Enco Fernandez te Çelsi është kthyer në një mundje dore mes londinezëve dhe Benfikës. Raundin e fundit e ka fituar skuadra portugeze, që ka vendosur kushtet e veta.

Së pari Çelsi, nëse do 21-vjeçarin që fitoi Botërorin me Argjentinën dhe u shpall i riu më i mirë i kompeticionit, duhet të paguajë 120 milionë eurot e klauzolës. Të gjitha bashkë, jo me këste. Në të kundërt nuk bëhet asgjë.

Fernandez me fanellen e Benfikes. Gazeta Si, 5 janar 2023

Benfika nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj edhe përballë insistimit të Fernandez, i cili ka lënë të kuptohet se dëshiron të largohet nga Lisbona për të shkuar në Londër sa më parë. Ai kërkon me çdo kusht Premier Ligën. Rui Kosta, drejtues i lartë i Benfikës, po bisedon me Çelsin, por ka bërë të qartë se klubi i tij nuk ka nevojë të shesë për të mbushur arkën.

E vetmja mënyrë që anglezët ta marrin Fernandez është pagesa e klauzolës menjëherë. Drejtuesit e Çelsit në fillim ishin dakord, pastaj duket se ndërruan mendje për shkak të ‘Fair Play’-it financiar. Pas më shumë se 300 milionë eurove të investuara në verë, ata janë në shënjestër të UEFA-s dhe Premier Ligës.

Pas llogarive të bëra, drejtuesit e Çelsit kuptuan se do ishte më mirë që t’i paguanin 120 milionë eurot që kërkon Benfika të ndara në 3 këste. Madje pagesa u rrit në 127 milionë, por portugezët pranojnë vetëm pagesën totale menjëherë.

Lëvizjet e Çelsit nuk i pëlqyen aspak trajnerit të Benfikës, Roger Shmidt. Ai ka folur për mungesë respekti nga ana e anglezëve, pasi në momentin final të pagesës së klauzolës deshën të vazhdonin bisedimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë