Media Galeri

Portretet e politikanëve me plastikë, si një ndëshkim

Pranë brigjeve të liqenit Kivu në Republikën Demokratike të Kongos, artisti Patrick Cikuru Cirimëami ecën përmes një mali me shishe plastike, duke grumbulluar aq sa mund të mbajë në një thes të madh.

Nuk ka grumbullim të mbetjeve në zonë dhe plehrat që përfundojnë në liqenin Kivu shpesh shkaktojnë prishje në hidrocentral, duke çuar në ndërprerje të energjisë.

Por qëllimi i Cikuru Cirimwami është më i madh sesa të ndihmojë në pastrimin. Ai shkrin plastikën për të bërë një lëng të trashë të cilin ai e përdor për të pikturuar portrete politikanësh, si një dënim për mosveprimin e tyre në mbrojtje të mjedisit.

“Askush nuk ka marrë masa për të mbrojtur natyrën dhe si një artist, unë vendosa ta dërgoj kështu mesazhin tim”, thotë 26-vjeçari./Reuters/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë