Futboll

Edin Xheko ka një mesazh për Interin: Vazhdoj të bëj diferencën, e shoh veten aty

Gazeta Si – Edin Xheko, njeriu i fitores së Interit ndaj Napolit, pas ndeshjes ka folur për këtë sfidë. “Isha pak i lodhur, kisha kontraktime. Fusha ishte pak e rëndë, por jam i kënaqur që fituam”, – është shprehur sulmuesi boshnjak për Dazn.

“Po luanim vetëm për tri pikët, ndaj një skuadre që ka luajtur futboll shumë të mirë gjatë tre muajve të parë të sezonit. E dinim që Napoli e mban topin shumë mirë dhe e kishim të qartë se duhej të mos e humbisnim përqendrimin për asnjë moment. Duhej të ishim kompaktë gjithë kohën. Krijuam 3-4 raste dhe e merituam fitoren”, – ka shtuar më tej Xheko.

Xheko realizon me koke golin e fitores ndaj Napolit. Gazeta Si, 5 janar 2023

Sulmuesi veteran ka dhënë pastaj edhe një mesazh të qartë për Interin: “Sekreti im? Vetëm puna, pa punuar nuk mund të shkosh askund. Jam 36 vjeç, por dua të luaj në nivel të lartë dhe vetëm duke punuar mund ta arrij. E shoh veten tek Interi, përderisa bëj diferencën.

Bashkëpunimi me Lukakun? Mendoj se lojtarët e mëdhenj mund të luajnë me të gjithë dhe mund të them se edhe sot bëmë mirë. E lamë Napolin të luante dhe ia arritëm qëllimit të shënonim. Fizikisht nuk jemi të gjithë në maksimumin tonë, por gradualisht po e arrijmë formën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë