Gazeta Si - Apeli i GJKKO-së, ka lënë në fuqi vendimin për 6 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit, të cilët abuzuan me tenderin 7 mln lekë, duke blerë autoshkallë zjarrfikëse jashtë funksionit.
Kështu, anëtarët e përllogaritjes së vlerës së fondit limit, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho qëndron në fuqi dënimi me 10 muaj burg, të tre me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Me vendim të formës së prerë, GJKKO ka dënuar Adriatik Velajn me 11 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Muhamed Likaxhiun me 10 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Artan Tahon me 10 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Gjergj Markola me 10 muaj burg për “shkelje e barazisë në tendera”, Indrit Matmuja me 11 muaj burg për “shkelje e barazisë në tendera”, Riza Sulaj me 11 muaj burg për “falsifikim të vulave”, që të gjithë zyrtarë të Bashkisë Durrës.
Gjithashtu me 11 muaj u dënua Patritot Beqiraj Albion Bushi, Lulzime dhe Riza Sulaj.
Lulzime Rami me 8 muaj Elona Rami 1 vit e 4 muaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqerive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi - R Company sh.p.k., të cilët kanë konsumuar veprën penale të "Falsifikimit të dokumenteve”.
Ndërkohë, Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 mijë lekë dhe i ndalohet te marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe kompania. Edhe shoqëritë e tjera me të njëjtin dënim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.