Media Galeri

Nderime për Pelen, arkivoli i tij vendoset në fushën e stadiumit të Santos

Mijëra njerëz janë mbledhur për të nderuar legjendën braziliane Pele, arkëmorti i të cilit është vendosur në fushën e ish-klubit të tij Santos.

Arkivoli i Peles u vendos në qendër të fushës në stadiumin Urbano Caldeira në Sao Paulo, me tifozët që mbanin radhë në rrugë për të hyrë dhe për t‘i shprehur respektet e fundit Mbretit.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës vdiq në moshën 82-vjeçare më 29 dhjetor.

Autoritetet kanë njoftuar se do të ketë një procesion nëpër rrugët e Santos, për të përfunduar në një varrim familjar privat të martën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë