Gazeta Si – Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka dhënë një deklaratë interesante gjatë homazheve për Pelé, i ndarë pak ditë më parë nga jeta.
“Do të kërkojmë që çdo vend në botë të ketë një stadium me emrin Pelé. Kështu edhe fëmijët do ta dinë se çfarë ka qenë ai për futbollin”, – tha Infantino nga stadium ‘Vila Belmiro’ të Santosit, ku u kryen sot homazhet për Pelé.

“Jam këtu mes emocioneve dhe trishtimit, por edhe me një buzëqeshje, sepse Pelé na ka dhuruar shumë, – tha gjithashtu numri 1 i futbollit botëror. – Si FIFA jemi këtu për të nderuar ‘O Rei’. Kemi vendosur që në gjithë botën të mbahet një minutë heshtje për të.
E gjithë bota, edhe ata që nuk e kanë parë Pelénë të luajë, e dinë mirë atë që përfaqëson ai për futbollin. Ai ka bërë të dashurohen shumë njerëz me këtë sport. ‘O Rei’ është i përjetshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




