Media Galeri

Homazhet për ish-Papa Benedikt XVI në Bazilikën e Shën Pjetrit

Gazeta Si – Trupi i Benediktit XVI, Papës Emeritus, i cili më 31 dhjetor, është ekspozuar që nga mëngjesi i kësaj të hëne në sheshin Shën Pjetër.

Besimtarë të shumtë kanë mbërritur në Bazilikë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës deri të mërkurën.

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni bënë homazhe te Ratzinger pak minuta para hapjes për publikun e Bazilikës së Vatikanit. Vetë Papa Françesku do të kryesojë funeralin më 5 janar.

Zyrtarët e sigurisë prisnin që të paktën 25.000 vetë të bëjnë homazhe pranë trupit të të ndjerit në ditën e parë. Të dielën, papati publikoi fotot zyrtare të trupit të Papës, të veshur me rroba të kuqe zie dhe një kësulë të artë.

I lindur në Gjermani me emrin Jozef Ratzinger, Benedikti u bë papa më i vjetër që u zgjodh në krye të Vatikanit në vitin 2005, në moshën 78-vjeçare.

Papa Benedikti XVI ishte i pari që dha dorëheqjen në 600 vjet për shkak të luftës me kancerin dhe ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë