Futboll

De Jong po përgatitet për t’iu bashkuar Junajtid

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong po përgatitet për një kalim te Manchester United.

Klubi pretendohej se ishte i hapur për ta lënë atë të largohej gjatë verës në mënyrë që të shkurtonte faturën e pagave.

Vetë De Jong donte të qëndronte në Spanjë dhe iu përgjigj ashpër kritikëve që e akuzuan atë për refuzimin e uljes së pagave.

Por pretendimet për të anuluar çdo përpjekje për të ulur pagën e tij, nuk janë parë mirë në klubin katalanas.

Sakaq, mesfushori mund të ketë mbetur i impresionuar nga skuadra e Erik ten Hag këtë sezon.

United ka fituar tre ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe është i katërti në tabelë. /Telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë