Gazeta Si – Santosi nuk do ta tërheqë fanellën me numrin 10 që ka mbajtur Pelé. Sipas ‘Globo Esporte’, vendimi ka të bëjë me vullnetin e vetë “O Rei”, i cili kohë më parë ka deklaruar se nuk donte që klubi ta tërhiqte fanellën e tij. Është një lloj ‘amaneti’ i legjendës braziliane, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.
Në fakt, ishte familja e Pelé që i propozoi Santosit tërheqjen e fanellës. Presidenti i klubit tha se fanella do të pezullohej për momentin dhe më pas do të vendose këshilli për tërheqjen ose jo. Por një deklaratë e vjetër e fenomenin Brazilian e ka mbyllur këtë diskutim.

Në një intervistë të 2017-ës, ish-futbollisti ishte pyetej, nëse do t’i pëlqente që të tërhiqej fanella me numër 10 e Santosit dhe ai ishte përgjigjur “Jo”. Kështu, presidenti Andres Rueda ka zgjedhur të respektojë vullnetin e Pelé, duke e mbajtur fanellën të disponueshme për lojtarët e Santosit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




