Kosova

Hiqen të gjitha barrikadat në veri të Kosovës, përveç dy kamionëve të djegur

Të gjitha barrikadat në veri të Kosovës janë hequr, përveç dy kamionëve që po qëndronin afër lokacionit të njohur si “Kërrshi i Dudës”, në veri të Mitrovicës, të cilët u dogjën natën e së mërkurës dhe së enjtes.

Heqja e barrikadave ka filluar dje, pasi përfaqësuesit e serbëve kanë biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili u ka thënë se kanë marrë garanci të forta se ata që ngritën barrikadat nuk do të arrestohen dhe se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it.

Për heqjen e barrikadave sot ka raportuar portali në gjuhën serbe “Kosovo-online”.

Ndërkohë, dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. (Zeri)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë