Zyra e kryetarit të Almatit duke u djegur pasi iu vu flaka nga një turmë e zemëruar nga rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë në Kazakistan, më 5 janar 2022. Protestat përfunduan pas disa javësh dhune, që rezultuan me qindra vdekje, mijëra arrestime.
Ndryshimet ekonomike, të nxitura nga pandemia, u pasuan nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, teksa kriza e kostos në rritje të jetesës nxiti pakënaqësi në mbarë botën. Muaj më vonë, skenat e përmbytjeve dhe urisë historike kthyen sërish fokusin mbi mosveprimin e botës karshi krizës klimatike. Interpretimi i ligjit të Sheriatit nga talibanët përkeqësoi edhe më tej të drejtat e njeriut në një vend të varfëruar ndërsa demonstratat antiqeveritare tronditën Iranin, teksa qytetarët, veçanërisht gratë, pushtuan rrugët për të kundërshtuan ligjin e vendit për hixhabin.
Këto janë disa prej momenteve më të paharrueshme që karakterizuan vitin e trazuar 2022.
Skeleti i një elefanti që vdiq gjatë thatësirës shihet në Rezervatin Kombëtar Shaba, në Qarkun Isiolo, Kenia, më 22 shtator 2022.Një ylber i shfaqur mbi Memorialin e Mbretëreshës Victoria, teksa njerëzit mblidheshin para Pallatit Bakingam në Londër, Britani, më 8 shtator 2022. Sipas një deklarate nga pallati, Mbretëresha Elizabeth II ndodhej nën përkujdesje mjekësore në Kështjellën Balmoral, me këshillën e mjekëve të saj, të brengosur për shëndetin e monarkes 96-vjeçare. Njoftimi për vdekjen e saj u bë pak më vonë.Viktimat e vërshimeve të paprecedente nga shirat e rrëmbyeshëm duke përdorur një krevat për të shpëtuar gjësendet nga shtëpia e tyre e përmbytur, në Xhafarabad, Pakistan, më 5 shtator 2022.Kuajt duke kërkuar shpëtim gjatë një zjarri afër Hemetit, në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 5 shtator 2022.Presidenti rus, Vladimir Putin, duke bërë homazh para arkivolit të ish-presidentit sovjetik, Mikhail Gorbachev, në Moskë, më 1 shtator 2022.Gratë iraniane duke bërë një fotografi gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin Azadi, në Teheran, më 25 gusht 2022. Për herë të parë që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, gratë iraniane u lejuan të shikonin një ndeshje kampionati.Një vajzë refugjate ukrainase duke marrë një ari prej pelushi gjatë një organizimi për fëmijët refugjatë në Bukuresht, Rumani, më 24 gusht 2022. Ukrainasit po shënonin përvjetorin e 31-të të pavarësisë.Njerëzit duke luajtur një ndeshje futbolli amator, në një fushë me bar të tharë, gjatë një vale të të nxehtit, në Londër, Britani, më 14 gusht 2022.Një protestues duke qëndruar në tavolinën e kryeministrit të Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, pas hyrjes me forcë në zyrën e tij, në Kolombo, Sri Lankë, më 13 korrik 2022. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Wickremesinghes, pas largimit të presidentit Gotabaya Rajapaksa, i cili iku nga vendi në mes të krizës ekonomike.Numa Jahiq duke vajtuar pranë arkivolit me mbetjet mortore të të birit të saj, i cili është në mesin e 50 viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, të identifikuara së voni, në Potoçari, Bosnjë, më 10 korrik 2022. Mijëra njerëz u mblodhën në qytezën e Srebrenicës, në Bosnjë, për të shënuar përvjetorin e 27-të të gjenocidit të vetëm të pranuar në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, duke qëndruar i shtrirë përtokë, pasi u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një tubimi zgjedhor, në Nara, Japoni perëndimore, më 8 korrik 2022. Abe vdiq nga plagët e marra po atë ditë.Një grumbullues mbeturinash duke kërkuar materiale të riciklueshme, teksa tymi ngrihej lart nga djegia e mbeturinave në një deponi në Nju-Delhi, Indi, në Ditën Botërore të Mjedisit, më 5 qershor 2022.Protestuesit duke bërë dritë me telefonat e tyre mobilë, teksa marshonin nëpër një rrugë, gjatë një proteste opozitare në qendër të Jerevanit, më 24 maj 2022. Protestat janë zhvilluar nëpër Armeni që prej 25 prillit, kundër një takimi trelateral të 24 majit ndërmjet Armenisë, Azerbajxhanit dhe kreut të Këshillit Evropian, për të ardhmen e Nagorno Karabakut.Prezantuesja e TOLO News, Khatereh Ahmadi, duke i lexuar lajmet me fytyrë të mbuluar, në Kabul, Afganistan, më 22 maj 2022. Talibanët po vazhdojnë të aplikojnë interpretimin e tyre të ligjit islamik, duke obliguar të gjitha gratë prezantuese televizive që ta mbulojnë fytyrën gjatë transmetimit.Policia izraelite duke u përleshur me pjesëmarrësit e një funerali, teksa ata bartnin arkivolin e gazetares së vrarë të Al Jazeeras, Shireen Abu Akleh, në Jerusalemin lindor, më 13 maj 2022. Abu Akleh, reportere palestinezo-amerikane, e cila ka mbuluar konfliktin në Lindjen e Mesme për më shumë se 25 vjet, ishte qëlluar dy ditë më herët, gjatë një operacioni ushtarak izraelit në qytezën e Jeninit, në Bregun Perëndimor.Vladyslava Liubarets (në mes), banore e Buçës, duke ecur bashkë me familjen e saj pranë automjeteve të shkatërruara ushtarake ruse, për t’u takuar me motrën e saj, të cilën nuk e kishte parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në Buça, qytezën që u rimor në kontroll nga ushtria ukrainase, në veriperëndim të Kievit, më 6 prill 2022. Qindra civilë të torturuar dhe të vrarë janë gjetur në Buça dhe në pjesë të tjera të rajonit të Kievit, pasi ushtria e Rusisë u tërhoq nga këto zona. Trupat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt, duke çuar në luftime dhe shkatërrim të vendit, dhe duke nxitur një varg sanksionesh të ashpra ekonomike ndaj Rusisë nga vendet perëndimore.Një grua duke brohoritur slogane antiqeveritare, teksa mbante një çadër mes tymit të zi gjatë një demonstrate në Buenos Aires, Argjentinë, për të protestuar kundër marrëveshjes së qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të rifinancuar një borxh prej 45 miliardë dollarësh, më 10 mars 2022.Dy burra gjysmë të zhveshur duke brohoritur teksa kërcenin gjatë protestave kundër vaksinimit për COVID-19, afër Parlamentit të Kanadasë, në Otavë, Ontario, më 17 shkurt 2022.I papunë, i zhytur në borxhe dhe mezi arrinte t’i ushqente fëmijët e tij: Nooruddin konsideroi se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të shiste një veshkë, duke u bërë njëri prej gjithnjë e më shumë afganëve të gatshëm të sakrifikojnë një organ për të shpëtuar familjet e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.