Ekonomi

Tregjet europiane po hyjnë në vitin më të keq që nga viti 2018

Tregjet financiare të Europës po hyjnë në vitin e tyre më të keq që nga 2018-a për shkak të luftës që vazhdon në Ukrainë, inflacionit të lartë dhe shtrëngimit të politikës monetare në çdo cep të botës. 

Dita e fundit e tregtisë për 2022, 30 dhjetori, i gjeti aksionet europiane me rënie 12%. Shumë herë më keq se 13% i 2018-s.

Indeksi europian i Stoxx 600 index ra me 2.3% mëngjesin e të premtes.

Ekonomitë përqark botës nisën vitin me mundimet për tu rikuperuar nga Covid-19, me kufizimet që vazhdonin në Kinë dhe probleme me furnizimet.

Pushtimi i paprecedentë i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022 dhe shtantazhet me ushqim dhe eksportet e energjisë rritën çmimin e tyre duke e çuar inflacionin në nivelin më të lartë ndër dekada.

Kriza e kostos së jetesës u thellua për konsumatorët dhe bizneset. Kështu bankat qendrore nisën të shtrëngonin kreditimin dhe rritën normat e interesit.

Megjithatë, këto përpjekje për të shtypur kërkesën rënduan shumë mbi ekonomitë tashmë të lëkundura. Britania e Madhe parashikohet të jetë tashmë në atë që do të jetë recesioni i saj më i gjatë në histori, ndërsa një rënie në zonën e euros shihet  si shumë e mundshme.

Me luftën në Ukrainë që nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje dhe me Kinën që është në procesin e rihapjes së ekonomisë së saj pasi i jep fund tre viteve të masave të rrepta Covid, investitorët po e shohin 2023-shin me shumë frikë.

“Ajo që ndodhi këtë vit u nxit fillimisht nga banka Federale në SHBA. Shtrëngimi i politikës, normat më të larta të interesit, ato u shtynë nga inflacioni dhe çdo gjë që u nxit nga likuiditeti u shit, investitorët e aksioneve dhe obligacioneve, ishin në vitin kur morën më pak se 1% fitim në një titull dhjetëvjeçar, gjë që nuk ka kuptim”, -tha Patrick Armstrong, shefi i investimeve në Plurimi Wealth LLP.

“Vitin e ardhshëm mendoj se nuk do të jetë Fed që do të përcaktojë tregun, mendoj se do të jenë kompanitë, bazat, kompanitë që mund të rrisin fitimet, të mbrojnë marzhet e tyre, ndoshta të ecin më lart”, – tha ai./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë