Gazeta Si – Mesazhe të shumta ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Pele, nga bota e sportit dhe jo vetëm.
Franko Barezi, flamuri i Italisë dhe Milanit, ka shkruar: “Lamtumirë Pele! Do mbetesh në memorie si më i forti i të gjitha kohërave. Ikonë dhe legjendë”. Në Angli, për nderim të ‘O’Rei’ stadiumi ‘Wembley’ do të ndriçohet me ngjyrat e Brazilit. Shumë liga kanë njoftuar mbajtjen e një minute heshtje në ndeshjet e radhës në kampionat.
Addio a @Pele rimarrà sempre nella memoria,più forte del tempo. Icona e leggenda nel mondo RIP pic.twitter.com/nL31wwYz0B
— Franco Baresi (@FBaresi) December 29, 2022
Shoqata e futbollistëve në botë ka shkruar: “I paharrueshëm, i mrekullueshëm, i përjetshëm. Lamtumirë i madhi Pelé”. Të gjithë presidentët e federatave të futbollit në botë, mes tyre dhe Armand Duka, kanë shprehur ngushëllimet me postime në rrjetet sociale.
“Loja. Mbreti. Përjetësia”. Me këtë postim dhe një foto të Pelé që feston një gol ka shprehur ngushëllimet presidenti i Francës, Emanuel Makron.
Napoli ka postuar një foto të Pelesë me Maradonën, kurse Ajaksi një foto të brazilianit me Johan Krojf. Reagime ka pasur edhe lojtarët kundërshtarë të finales së 1970-ës, italianët Riva dhe Xof.
Pasardhës nuk mund të ketë, sepse Pelé ishte unik. Por ata që cilësohen si 4 më të mëdhenjtë e kësaj epoke e kanë nderuar me përulje Mbretin. Nejmar shkruan: “Para Pelesë 10-a ishte vetëm një numër. E kam lexuar këtë fjali dhe për mua është më e bukura. Do thosha se para Pelé futbolli ishte vetëm një sport, ai ndryshoi gjithçka. Pelè i përjetshëm!”
Mbape e nderon me këto fjalë: “Mbreti i futbollit na la, por trashëgimia e tij nuk do harrohet kurrë”. Kristiano Ronaldo shkruan: “Ngushëllime të sinqerta gjithë Brazilit dhe veçanërisht familjes së Edson Arantes do Nashimento. Një ‘lamutumirë’ nuk mjafton kurrë për të shprehur dhimbjen që sot përqafon botën e futbollit”.
Shumë i thjeshtë Lionel Mesi: “Prehu në paqe Pelé!”. “Gjithçka që shikon të bëjë çdo lojtar, Pelé e ka bërë më parë”, – ishte mesazhi i Haland.
“Një legjendë e sportit. Prehu në paqe Mbreti Pelé”, – shkruan Usain Bolt në Tuiter, ku publikon një foto të tij me mitin brazilian.
A Sporting Legend.
— Usain St. Leo Bolt (@usainbolt) December 29, 2022
Rest in Peace King Pele 🕊️ pic.twitter.com/AmehPBOR30
“Jemi të trishtuar thellësisht nga humbja e Pelé, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, – ka deklaruar presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. “Pelé është i pavdekshëm, do të mbetet gjithmonë mes nesh, – u shpreh Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s. – E thërrisnin ‘Mbreti’ dhe imazhi i tij është nga më të njohurit në botën e futbollit”.
“Unik. Gjenial. Teknik. Kreativ. Perfekt. Asnjë si ai. Ku arriti Pelé, aty qëndroi, pa e lënë kurrë majën. Mbreti i futbollit është vetëm një. Çfarë privilegji të vinim pas teje, – shkruan Ronaldo Fenomeni. – Talenti yt është një shkollë që çdo lojtar duhet ta bëjë. Faleminderit Pelè”.
“Ishte një lojtar i madh, ndoshta më i madhi. Që kur shikoj futboll, ai, Maradona dhe Di Stefano janë më të mëdhenjtë, pastaj vijnë Kojf dhe Mesi’, – thotë Arrigo Saki.
Eu tive o privilégio que os brasileiros mais jovens não tiveram: eu vi o Pelé jogar, ao vivo, no Pacaembu e Morumbi. Jogar, não. Eu vi o Pelé dar show. Porque quando pegava na bola ele sempre fazia algo especial, que muitas vezes acabava em gol.
— Lula (@LulaOficial) December 29, 2022
📸: @ricardostuckert pic.twitter.com/YQs3K119t9
Nuk mund të mungonte mesazhi i presidentit të Brazilit, Lula: “Kam pasur një privilegj që brazilianët më të rinj nuk e kanë apsur. Kam parë Pelé të luante, në ‘Pacaembu’ dhe ‘Morumbi’. Kam parë Pelé të dhuronte spektakël. Kur merrte topin bënte gjithmonë diçka speciale. Jam pak ‘i inatosur’, sepse e masakronte Korinthiasin tim. E admiroja”.
Edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, mjaft i apasionuar pas sportit ka nderuar Pelé: “Një nga më të mëdhenjtë që ka luajtur “beautiful game”. Një nga sportistët më të njohur në botë, e ka kuptuar fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit. Ngushëllime për familjen dhe gjithë ata që e kanë dashur dhe admiruar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




