Gazeta Si – Reagimet në rrjetet sociale dhe jo vetëm kanë qenë të pambarimta pas lajmit për ndarjen nga jeta të Pele. Gjithë klubet e mëdha kënë bërë pastime në faqet e tyre zyrtare, duke nderuar futbollistin e madh.
A inspiração e o amor marcaram a jornada de Rei Pelé, que faleceu no dia de hoje.
— Pelé (@Pele) December 29, 2022
Amor, amor e amor, para sempre.
.
Inspiration and love marked the journey of King Pelé, who peacefully passed away today.
Love, love and love, forever. pic.twitter.com/CP9syIdL3i
“Frymëzimi dhe dashuria kanë shenjuar rrugëtimin e Pelé, që sot u shua qetësisht. Dashuri, dashuri dhe dashuri, gjithmonë”. Me këto fjalë profili Tuiter i Pelé ka dhënë lajmin e vdekjes së 82-vjeçarit. Një imazh bardhezi i ‘O’Rey’, i qeshur si përherë.






Mes të parëve që reaguan ishte klubi i Santosit, ku Pele kaloi thuajse gjithë karrierën. Vetëm një fjalë: I përjetshëm. Dhe kurora e Mbretit. Federata Braziliane e Futbollit reagoi më pas e kështu me radhë, klubet e futbollit të gjithë botës.
Nuk mund të mungonte reagimi i Kilian Mbape, të cilin vetë Pele e ka konsideruar së fundi si pasardhësin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




