Futboll

Interi po bën gjithçka për Turam, zbulohen detajet e ofertës për sulmuesin

Gazeta Si – Nga fjalët, te faktet. Interi e ka marrë shumë seriozisht pistën e Markus Turam. Pas takimit në Katar me njerëz të afërt të sulmuesit, që menaxhohet nga agjencia ‘Sport Cover’, drejtuesit zikaltër janë gati të formalizojnë ofertën.

Për të bindur francezin, që në qershor lirohet me parametra zero nga Borusia Mënshengladbah, është menduar një kontratë 5-vjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon. Marota dhe Auzilio po shpejtojnë për të mbyllur sa më parë këtë lëvizje, sepse duhet të fitojnë konkurrencën me Njukasëllin dhe Bajernin e Mynihut.

Markus Turam, 25 vjeç. Gazeta Si, 28 dhjetor 2022

Ditët e para të 2023-shit do të jenë vendimtare për të kuptuar, nëse 25-vjeçari francez do të vishet zikaltër apo jo sezonin e kaluar.

Objektivi është për të firmosur me Turam në fillim të shkurtit, kur e lejojnë rregullat e FIFA-s. Sulmuesi ka lindur në Parma dhe është rritur në Torino, kështu që Italia mund të jetë një destinacion i preferuar për lojtarin.

Sulmuesi, pasi luajti në finalen e Botërorit me Francën, ka marrë disa ditë pushime që po i kalon në Nju Jork. Në 2023-shin ai do të vendosë për të ardhmen. Turam në fakt ishte që në verën e 2021-shit afër Interit, por atëherë marrëveshja dështoi për shkak të dëmtimit. Pas një viti e gjysmë pritet që akordi të finalizohet me sukses.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë