Futboll

Benzema-Deshamp luftë e hapur, dalin provat se sulmuesi mund të luante në Botëror

Gazeta Si – Agjenti i lojtarit të Realit ka treguar në rrjetet sociale imazhet e dëmtimit të sulmuesit, rikuperimi i të cilit ishte parashikuar për në 1/8-at e Katar 2022. Por nuk ndodhi kështu dhe tashmë polemikat nuk kanë fund.

Ka një luftë të hapur mes Benzema edhe trajnerit Deshamp te Franca. Sidomos tani, pas publikimit të analizave të lojtarit nga ana e agjentit të tij. ‘Topi i Artë’ u dëmtua pak para se të niste Botërori dhe la grumbullimin.

Karim Djaziri, agjenti i sulmuesit, shkruan: “Benzema mund të luante që në 1/8-at, pse i kërkove të largohej aq shpejt nga skuadra?” Ai i drejtohet trajnerit të Francës, Didier Deshamp, edhe pse nuk e përmend me emër.

Benzema së fundi ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja, me të cilën ka pasur një raport jo pak të vështirë. Vetë lojtari ka reaguar po në rrjetet sociale, duke komentuar imazhet e postuara nga agjenti i tij. “Sepse sapo e sheh, e di”, – ka shkruar Benzema.

Sipas llogarive të bëra nga vetë sulmuesi, ai mund të ishte gati që në ndeshjen e 1/8-ve, por u detyrua të linte grumbullimin, pavarësisht se emri i mbeti në listë. “Jam konsultuar me 3 specialistë dhe të gjithë kanë konfirmuar diagnozën, sipas së cilës Benzema Benzema të paktën mund të ishte në stol”, – ka shtuar agjenti.

Çështja ka kohë që ka shpërthyer dhe duket se nuk ka shanse të mbyllet. Flitet edhe për faktin se disa lojtarë të Francës, si Loris dhe Grizman, nuk e donin sulmuesin e Realit në skuadër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë