Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin boshnjak “O Kanal”, ka folur për situatën në veri të vendit si dhe për barrikadat e vendosura nga ana e serbëve.
Kurti përsëri ka thënë se “po presim KFOR-in, por nëse KFOR nuk i largon, ne do t’i largojmë”.
Ai tha se heqja e barrikadave nuk mund të zgjasë me muaj dhe se heqja e tyre është çështje javësh.
Kurti kur u pyet për veriun u përgjigj duke thënë se barrikadat e vendosura janë episodi i dytë i serbëve pasi i pari ishte largimi nga institucionet,
“E kemi policinë tonë në veri, e cila tani është më prezente se më parë. Por ne kemi edhe njëmbëdhjetë barrikada. Këto barrikada ishin episodi i dytë i episodit të parë, që ishte se serbët nga veriu morën urdhër nga Beogradi që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.
Kurti theksoi se Serbia ka traditë vetëm për luftra dhe jo për demostrata dhe se kjo po bëhet për të refuzuar planin franko-gjerman.
“Nga ana tjetër, ata janë gjithashtu të pafuqishëm në kuptimin që nuk dinë asgjë tjetër. Ata nuk janë krijues. Ata nuk dinë gjë tjetër veçse të përsërisin gabimet e viteve nëntëdhjetë kur ndërtuan barrikada në Bosnje dhe Kroaci. Pra, në një farë mënyre dinë vetëm të përsëriten. Por nëse e përsëritni veten, atëherë po e vendosni veten për dështim”, është përgjigjur Kurti kur u pyet se për barrikadat.
Ai ka thënë se nuk e di pse KFOR-i nuk po i largon barrikadat dhe se sipas tij tashmë është koha që KFOR të tregojë që qëndron për paqe, “për sigurinë dhe fillimisht për lirinë e lëvizjes.”
“Kemi kërkuar nga KFOR-i para Krishtlindjeve. Dhe na vjen shumë keq që KFOR-i po e vonon këtë. Nuk e di pse po ngec dhe pse po e bën. As vetë nuk e di se çfarë bisedash kanë bërë atje. Por e di që kjo nuk mund të zgjasë shumë. Së shpejti do të kemi një takim me KFOR-in për të sqaruar gjithçka. Dhe nëse KFOR-i nuk është në gjendje t’i heqë barrikadat ose, për arsye të panjohura për mua, nuk do ta bëjë këtë, atëherë ne do të duhet ta bëjmë atë. Sepse barrikadat bllokojnë kryesisht serbët në veri. Ato janë shkelje dhe shtypje e rendit tonë kushtetues dhe ligjit dhe rendit tonë. Por në radhë të parë është kundër lirisë së lëvizjes.”, ka thënë ai.
Më tej, i pyetur nëse barrikadat mund të largohen pa incidente Kurti tha se nga ana e tyre është e mundur por nga ana tjetër, situata është e panjohur.
“Nga ana jonë është e mundur. Por ana tjetër është e panjohur për ne. Njerëzit janë me uniformë. Nuk e dini se si do të reagojë secili prej tyre kur të afrohet policia jonë. Unë di një gjë. Ata marrin direktiva nga Beogradi. Dhe ndërsa njerëzit ndryshojnë atje, është e qartë se ajo që është autonome dhe autentike nuk vjen nga vetë qytetarët”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar bën lëshime ndaj Beogradit dhe se më të nuk pajtohen në disa pika.
“Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Escobari) dëshiron të mirën për Serbinë. Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t’i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon qëndrimin se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




