Gazeta Si – Lionel Skaloni, trajneri i saposhpallur kampion bote me Argjentinën, do të rinovojë kontratën me federatën. Pas festimeve në Argjentinë ai është kthyer në Majorka, ku jeton bashkë me familjen, ndërsa presidenti i federatës argjentinase, Klaudio Tapia, ka siguruar tifozët për qëndrimin e trajnerit.
Ka një akord mes palëve, për momentin vetëm verbal, që Skaloni ta zgjatë kontratën që i skadon në fund të vitit. “Jemi njerëz të fjalës, nuk ka asnjë problem, – ka thënë Tapia gjatë një eventi për ‘celebrimin’ e Kupës së Botës. – Nuk kam dyshime për faktin që Skaloni do të vazhdojë të jetë trajner i Argjentinës”.

Kontrata e re e trajnerit duhet të jetë 4-vjeçare, deri në fund të 2026-ës. Skaloni u emërua në krye të kombëtares argjentinase përkohësisht, pas largimit të Horge Sampaolit, që e drejtoi këtë skuadër në Botërorin e Rusisë.
Me kalimin e kohës ai e fitoi vendin me anë të rezultateve pozitive, duke fituar në më pak se një vit Kupën e Amerikës, ‘Finalissima’-n kundër Italisë dhe së fundi edhe Kupën e Botës, duke bindur edhe me skeptikët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




