Gazeta Si – PSV ka zyrtarizuar shitjen e sulmuesit anësor te Liverpuli. Këtë vit, mes klubit dhe kombëtares, ka realizuar 17 gola dhe ka dhënë 18 asiste. Jurgen Klop e pret te ‘Të kuqtë’.
Pas Krishtlindjeve, fillon merkatoja. Dhe Liverpuli ka bërë goditjen e parë të rëndësishme dimërore, duke transferuar sulmuesin Kodi Gakpo. Holandezi 23-vjeçar ishte protagonist absolut me Holandën në Botërorin e Katarit.
Njoftimi është dhënë nga klubi i PSV-së. Gakpo ndodhet në Angli për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratën me ekipin e ri. Shifrat nuk janë ende zyrtare, por flitet për rreth 42 milionë euro, plus bonuset për klubin holandez.
Gakpo do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Liverpulin. Ai është një lojtar mjaft interesant, parapëlqen të luajë në krahun e majtë dhe të depërtojë drejt portës për të gjuajtur me të djathtën.
Sulmuesi ka lindur në Eindhoven, me baba nga Togo dhe nënë nga Holanda. Është rritur në klubin e PSV-së, ku ka debutuar në vitin 2018. Largohet pas 159 ndeshjesh dhe 55 golash për të nisur aventurën në Premier Ligë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




