Gazeta Si – Robert Levandovski ishte shumë afër fitimit të ‘Topit të Artë’, por trofeu prestigjioz shkoi për herë të 7-të për Lionel Mesin. Sulmuesi polak është i bindur se argjentinasi është i destinuar për të fituar edhe të 8-in pas triumfit në Botërorin e Katarit.
Është një parashikim jo shumë i vështirë në fakt nga ana e lojtarit të Barcelonës, i cili për ‘Mundo Deportivo’ ka theksuar: “Sigurisht, mund të ishte një lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Botëror që vendos kush do ta fitojë edicionin e ardhshëm. Leo është i sigurt në krye”, – ka thënë Levandovski.

Në moshën 34-vjeçare, polaku sheh ende shumë larg, deri në Botërorin e 2026-ës: “E di që do të jem gati”, – ka thënë ai. Tani Levandovski ka në shënjestër Europianin 2024 dhe mbi të gjitha Ligën e Kampionëve, pas zhgënjimit që solli eliminimi që në fazën e grupeve.
“Nuk dua të ndodhë më. Kemi pasur shumë dëmtime dhe ndaj Bajernit dhe Interit kemi bërë gabime. Çmimi për t’u paguar është që tani nuk jemi më në Champions. E dimë që mund të bëjmë më mirë dhe jam besimplotë për sezonin e ardhshëm”, – ka përfunduar sulmuesi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




