Gazeta Si – Gati oferta zyrtare për Eintrahtin e Frankfurtit. Bajern Mynih kërkon të marrë sulmuesin francez Randal Kolo Muani dhe shumë shpejt, sipas shtypit gjerman, do të nisë negociatat me klubin nga Frankfurti.
Futbollisti i ri mori një hapësirë të rëndësishme në Botërorin e Katarit, ku edhe pse u aktivizua nga trajneri Deshamp si zëvendësues, tregoi kualitetin e tij. Shënoi një gol ndaj Marokut në gjysmëfinale dhe në finale ndikoi në përmirësimin e lojës së ‘gjelave’. Pati shansin e artë në sekondat e fundit të shënonte golin e fitores, por u ndal nga portieri kundërshtar.

Bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi për të ardhmen dhe me atë që kanë në Katar duket se janë bindur për lojtarin e Eintrahtit. Kolo Muani është 24 vjeç dhe konsiderohet një sulmues më të ardhme, jo më kot është grumbulluar edhe në kombëtaren franceze.
Për momentin nuk kanë dalë detaje në lidhje me shifrat e transferimit të mundshëm te Bajerni. Para se të kalonte në Gjermani, lojtari me origjinë në Kongo është aktivizuar me Nantën në Francë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




