Futboll

Letra e Ceferin: UEFA mbron vlerat e kompeticioneve që bazohen te merita sportive

Gazeta Si – “2022-shi ishte një tjetër vit plot me arritje për UEFA-n. Bashkë me komunitetin futbollistik europian jemi impenjuar pa ndërprerje për të mbrojtur dhe promuovuar vlerat thelbësore të modelit sportiv, që janë baza e lojës më të bukur në botë”. Kështu fillon letra e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, për vitin që po mbyllet.

“Mes këtyre vlerave janë mbi të gjitha kompeticionet e hapura dhe të bazuara mbi meritën sportive, solidarieteti financiar mes atyre që janë lart dhe atyre poshtë në strukturën piramidale të futbollit, si dhe vlerësimi i rolit gjithmonë e më të madh që ky sport ka”, – vëzhdon Ceferin.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Gazeta Si, 24 dhjetor 2022

Më tej, numri 1 i UEFA-s shpjegon: “Asnjë turne nuk i ka transmetuar këto vlera më shumë se ‘UEFA Women’s EURO 2022’, një festival për familjet që theu rekord pas rekordi. Turneu e ngriti stekën e futbollit të femrave, ndeshjet u ndoqën nga më shumë tifozë se kurrë më parë. Tregoi aftësinë e sportit tonë për një ndryshim social pozitiv.

Nga 2024-a në 2028-ën fondet ‘HatTrick’ do të shtohen në 21%. Kemi shfrytëzuar popullaritetin e jashtëzakonshëm të futbollit për sensibilizuar njerëzit për të drejtat e njeriut, për çështjet ambientale dhe sociale me fushata të ndryshme.

Asnjë rezultat nuk do të ishte i mundur pa kompeticionet për klubet dhe kombëtaret, që frymëzojnë misionin tonë, që bëjnë lidhjen mes futbollit profesionist dhe atij të bazës. Bashkë tregojnë rëndësinë e kompeticioneve të hapura, ku kualifikimi bazohet te merita sportive dhe të gjithë mund të ëndërrojnë.

Dua të falënderoj të gjitha ata që kanë mbështetur UEFA-n për të mbrojtur modelin sportiv europian. Në 2023-ën do të dyfishojmë forcat për të garantuar një të ardhme të shëndoshë për futbollin në Europë”, – përfundon Ceferin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë