Futboll

Barcelona ka në duar N’Golo Kante, vjen nga Çelsi me parametra zero

Gazeta Si – Barcelona ka në duar N’Golo Kante, mesfushorin francez që duhet të mbërrijë në Katalonjë verën e ardhshme me parametra zero. Para se të firmosë, futbollisti kampion bote duhet të kalojë një sërë vizitash mjekësore, që do të vërtetojnë gjendjen e tij fiziko-atletike pas dëmtimit që ai kaloi.

N’Golo Kante me fanellen e Frances. Gazeta Si, 23 dhjetor 2022

Kujtojmë që Kante dëmtoi tendinën e gjurit, që e la jashtë Botërorit të Katarit, ndërsa gjysma e parë e sezonit me Çelsin nuk ka qenë ajo më e mira për të. Mesfushori duhet të kthehet në shkurt dhe në atë moment, sipas ‘Sport’, do të konfirmohet ose jo kalimi i tij te Barcelona.

Katalanasit po kërkojnë lojtarë ekspertë që të kthehen në nivelin më të lartë. Verën e kaluar me Barcelonën u bashkua Frenk Kesi, por lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk ka pasur impaktin që pritej me skuadrën e Ksavit. Po ashtu, edhe Frenki de Jong është përfolur shumë për një kalim të mundshëm në Premier Ligë.

Kante do të ishte një përforcim me vlera për Barcelonën, gjithmonë nëse lojtari është në formën optimal fizike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë