Futboll

Vllaznia i gëzohet golit historik të Doçit në Ligën e Kampionëve

Gazeta Si – Ka përfunduar me 6 humbje në 6 ndeshje aventura e Vllazninë në grupet e Ligës së Kampionëve në futboll për femra, ku një skuadër shqiptare shkonte për herë të parë. Është një nga ato raste, ku rëndësi kishte pjesëmarrja për të fituar përvojë, sepse pikët mbetën një mirazh për vajzat shkodrane.

Vllaznia u mund 5-1 sot nga Real Madrid. Në stadiumin “Alfredo Di Stefano” ishte skuadra shqiptare që shënoi e para me Megi Doçin. Një gol historik ky, i pari nga një skuadër shqiptare në grupet e Ligës së Kampionëve. Doçi ekzekutoi bukur një goditje dënimi, duke e çuar topin në rrjetë.

Më pas gjithçka u përmbys gjithçka nga Real Madrid dhe ndeshja përfundoi 5-1. Vllaznia ia doli të prishte vetëm 0-n e kolonës së golave të shënuar, por jo të pikëve dhe fitoreve. Skuadra shkodrane mandje vendosi një rekord negativ me 28 gola të pësuar, me shumë se çdo skuadër tjetër e kompeticionit.

Gjithsesi, kjo përvojë do t’u vlejë vajzave kuqeblu për të fituar eksperiencë për të ardhmen. Ndoshta ishte dhe fati i keq, që Vllaznia u shortua në një grup me ekipe të mëdha, si Çelsi, PSG dhe Real Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë