Futboll

Bajerni kërkon kampionin ‘Dibu’ Martinez për të zëvendësuar Nojerin

Gazeta Si – Bajern Mynih po kërkon një portier në merkaton e dimrit. Klubi më i titulluar në Gjrmani duhet të zëvendësojë Manuel Nojerin, i dëmtuar teksa bënte ski dhe më pas i operuar në gju. Porrieri gjerman nuk mund të kthehet në fushë para sezonit të ardhshëm.

Në shënjestër të bavarezëve, sipas së përditshmes spanjolle ‘Mundo Deportivo’, është kampioni i botës me Argjentinën, Emiliano ‘Dibu’ Martinez, aktualisht pjesë e Aston Vilës në Premier Ligë.

Gjesti i shemtuar i portierit Emiliano Martinez pas marrjes se cmimit individual. Gazeta Si, 22 dhjetor 2022

Martinez do ta pëlqente një sfidë kundër mikut Leo Mesi në Ligën e Kampionëve, duke ditur që në 1/8-at Bajerni përballet me PSG-në. Edhe për këtë arsye Bajerni po nxiton për të siguruar sa më parë një portier me nivel të lartë.

‘Dibu’ Martinez ishte protagonjist i Katar 2022 me Argjentinën, jo vetëm për pritjen e penalltive që çuan skuadrën e tij te fitimi i trofeut, por edhe me gjestet e tij. Kur mori ‘dorezën’ e artë’ ai u tregoi francezëve organet gjenitale. Kurse gjatë festimeve në Argjentinë u shfaq me një kukull në duar, që kishte fytyrën e Mbape.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë