E përbërë nga më shumë se 40 vende, Azia nuk mund të përmblidhet lehtë me disa fotografi.
Vendet më të vizituara janë të tilla për disa arsye, duke filluar nga arkitektura, tek metropolet e zhurmshme të Tokios dhe Hong Kongut dhe plazhet e Bali e Phuket.
Por për këdo që dëshiron të vizitojë diçka ndryshe, CNN ka treguar vende të nënvlerësuara, që nuk janë shumë të njohura por janë po aq madhështore sa të tjerë.
Pakse, Laos: Në vendin ku takohen dy lumenj, Pakse është ideale për pije buzë detit në perëndim të diellit.Ishujt Gogunsan, Koreja e Jugut: Ky koleksion ishujsh jashtë bregut perëndimor të vendit është emëruar si “një arkipelag malesh”.Banteay Chhmar, KamboxhiaJaffna, Sri Lanka: Ky qytet i larmishëm dhe i gjallë në veri të Sri Lankës është i famshëm për ushqimin dhe arkitekturën e tij.Meghalaya, Indi: Emri i kësaj zone paqësore dhe të qetë do të thotë “vendbanim në re”.Ipoh, Malajzi: Shpesh i anashkaluar nga Penang aty pranë, Ipoh është vendi ku vendasit shkojnë për ushqimin më të mirë.Pulau Ubin, Singapor: Mendoni se i gjithë Singapori është urban? Jo. Ky ishull ka shtigje në xhungël.Leshan, Kinë: Edhe pse është më i njohur për Budën gjigante, Leshan është gjithashtu një nga vendet më të mira për të provuar ushqim sichuan që të jep ndjesinë si shpim gjilpërash.Kenting, Tajvan: Pjesë të filmit “Life of Pi” u filmuan në këtë zonë.Isaan, Tajlandë: Verilindja më pak e eksploruar e vendit është vendi ku do të gjeni rrënojat e lashta Kmere të Phenom Rung në Buriram.Skardu, Pakistan: Rajoni Gilit Baltistan është vendi ku disa nga majat më të larta në botë dominojnë qiellin.Dalat, Vietnam: Ajri i freskët i Dalat e bën atë një vend popullor për vendasit për të shpëtuar nga qyteti.Davao, Filipine: Megjithëse vendi është i njohur për plazhet e tij, Davao është një qytet i gjallë me ushqim në rrugë, tregje nate dhe kulturë indigjene.Ishulli Samosir, Indonezi: Brenda një prej liqeneve më të mëdhenj në botë është një ishull me një trashëgimi kulturore unike.Bangladesh: Ahsan Manzil, quajtur xhamia rozë, është një park natyror.Tengchong, Kinë: Qyteti në provincën Yunnan është i dashur për pemët e tij gingko në të verdhë të ndezur, të cilat shpërthejnë në ngjyrë në vjeshtë.Nikko, Japoni: Parku Kombëtar Nikko shtrihet në tre prefektura dhe është shtëpia e disa prej ujëvarave më të mrekullueshme të vendit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.