Gazeta Si – Kristiano Ronaldo ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në Arabinë Saudite. Kontratë si lojtar deri në 2025-ën, pastaj si ambasador i këtij vendi për kandidaturën e Botërorit të 2030-ës.
Duket se ka ardhur në fund telenovela mbi të ardhmen e futbollisti portugez. Sipas spanjollëve të ‘As’, nuk ka më dyshime: CR7 do të luajë tek Al Nassr. Burime nga klubi arab bëjnë me dije se marrëveshja është mbyllur pas një takimi mes njerëzve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit gjatë ditës së martë.

Nuk ka ende indikacione për pagën. Për sulmuesin është gati fanella me numrin 7. Ditët e ardhshme pritet që klubi arab të largojë ndonjë nga futbollistët me pagën më të lartë për t’i bërë hapësirë CR7, me uzbekun Masharipov deh argjentinasin Martinez kandidatë kryesorë.
‘Marca’ ndërkohë shkruan se zyrtarizimi i Ronaldos tek Al Nassr është vetëm çështje orësh. Ylli portugez është gati të lidhet me Arabinë Saudite deri në 2030-ën. Dy vjet e gjysmë si futbollist dhe pastaj 5 të tjera si ambasador i kandidaturës së këtij vendi për organizimin e Kupës së Botës në 2030-ën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje