Futboll

Broja kryen me sukses operacionin në gju: Tani pak pushim para rrugës së gjatë!

Gazeta Si – Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka kryer sot ndërhyrjen kirurgjikale në ligamentin e gjurit, pas dëmtimit të pësuar disa ditë më parë në miqësoren ndaj Aston Vilës. Operacioni ka dalë me sukses, siç pohon vetë lojtari në rrjetet sociale.

Broja e ka mbyllur këtë sezon, pasi tani i duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar. Këputja e ligamenteve është një nga dëmtimet më të rënda për futbollistët.

“I lumtur të them që sot në mëngjes bëra një operacion të suksesshëm. Koha të pushoj para se të filloj rrugën time drejt rikuperimit. Faleminderit edhe një herë të gjithë atyre që më kanë dërguar mesazhe inkurajimi”, – shkruan Broja në profilin e tij në Instagram.

Mungesa e futbollistit të Çelsit do të ndihet jo pak në Kombëtaren kuqezi, pasi ai është tashmë sulmuesi kryesor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë