Afshin Esmaeil Ghaderzadeh, 20 vjeç, nga Irani, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si njeriu më i shkurtër në botë. Ai është i gjatë vetëm 65,24 centimetra.
Afshin, i cili nuk ka mundur të ndjekë shkollën për shkak të dobësisë së tij fizike, tashmë është shprehur se përfshirja në Librin e Rekordeve Guinness mund ta ndihmojë atë të kujdeset për prindërit e tij.
“Ëndrra ime është që të ndihmoj prindërit e mi. Tashmë që jam i famshëm në të gjithë botën, shpresoj të më ndihmojë të realizoj ëndrrën time”, është shprehur 20-vjeçari.



Afshin, i cili peshon vetëm 6.5 kg, nuk ka mundur të gjejë asnjë punë tjetër të përshtatshme në fshatin e tij.
Ai është shprehur se nuk mund të lëvizë kurrë vetëm, por gjithmonë i shoqëruar nga prindërit e tij, ndërsa me botën është lidhur me anë të një telefoni që i dërgoi një shoku i tij, edhe pse ka vështirësi ta përdorë atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




