Media Galeri

Gjermani, shpërthen akuariumi gjigant që mbante 1500 peshq

Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë.

“AquaDom”, shtëpia e 1500 peshqve ishte 14 metra i lartë dhe ishte akuariumi më i gjatë në botë.

Sipas policisë, dy persona janë plagosur nga copat e gjamit ndërkohë që peshqit dhe uji u përhapën kudo nëpër vend, duke shkaktuar dëme në hotel dhe në rrugën para godinës, e cila është mbyllur.

Autoriteti i transportit publik të Berlinit tha se rruga Karl-Liebknecht jashtë hotelit ishte mbyllur për shkak të “një sasie ekstreme uji në rrugë”.

Videot e postuara në mediat sociale herët të premten treguan dëme të mëdha kudo.

Akuariumi përmbante më shumë se 100 lloje të ndryshme peshqish.

AquaDom u hap në dhjetor 2003 dhe iu dha Rekordi Botëror Guinness si akuariumi cilindrik më i madh në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë