Gazeta Si – Për merkaton e dimrit ka edhe pak kohë, por indicijet e para kanë filluar. Mes lojtarëve që pritet të ndërrojnë ekip është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Sipas shtypit sportiv italian, Roma kërkon me ngulm Sasha Lukiç dhe i ka propozuar Torinos një shkëmbim kartonësh me Kumbullën. ‘Tuttosport’ shkruan se klubi verdhekuq synon ta marrë mbrojtësin shqiptar në huazim, me të drejtën e blerjes, duke shitur serbin për 15 milionë euro.

Periudha e fundit ka qenë e vështirë për Kumbullën, që ka marrë minuta me ‘pikatore’ nga trajneri Mourinjo. Ai ka nevojë të luajë rregullisht dhe me siguri do ta pranonte kalimin te Torino në merkaton e dimrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




