Propozimi fantashkencor për të ngritur qytetet e së ardhmes në shkëmbinj hapësinorë
16:41 - 15 Dhjetor 2022
Studiuesit e Universitetit të Rochesterit imagjinojnë mbulimin e një asteroidi me një mbështjellë fleksibël me nanofibra karboni ultra të lehta dhe me rezistencë të lartë, si çelësin e suksesit për krijimin e qyteteve njerëzore në hapësirë.
Shkencëtarët kanë propozuar atë që mund të jetë koncepti më i çuditshëm për kolonizimin e hapësirës nga njeriu – të jetuarit brenda asteroidëve. Në një studim të ri, ekspertët e Universitetit të Rochesterit sugjerojnë zgavrën e një asteroidi, rritjen e rrotullimit të tij për të krijuar gravitet artificial dhe mbushjen e tij me ndërtesa. Mbulimi i asteroidit të zgjedhur me një mbështjellë fleksibël, si rrjetë e përbërë nga nanofibra karboni, do të ndalonte ndërtesat që të shkëputeshin gjatë rrotullimit, thonë ata. Ekipi pranon se koncepti i tyre është ende tepër teorik dhe se do të kërkonte kapacitete inxhinierike që nuk ekzistojnë aktualisht.
Habitat cilindrik, rrotullues, i mbuluar me panele diellore. Brenda është një shtresë e trashë asteroidi dhe regoliti që shërben si mburojë kundër rrezatimit. Pikërisht poshtë paneleve diellore është një “enë” e fortë dhe e ngurtë që nuk lejon që ndërtesat të shpërndahen. Habitati rrotullohet rreth boshtit të tij gjatësor për të gjeneruar gravitet në sipërfaqen e brendshme.
Ekipi i shkencëtarëve u frymëzua nga ‘cilindrat O’Neill’, një koncept për një vendbanim hapësinor i propozuar nga fizikani amerikan Gerard K. O’Neill në 1976.
Një cilindër O’Neill do të përbëhej nga dy cilindra kundër-rrotullues që do të rrotulloheshin në drejtime të kundërta, të dy duke siguruar gravitet artificial.
Asteroidët janë trupa shkëmborë që rrotullohen rreth Diellit, të mbetura nga formimi i sistemit diellor afërsisht 4.6 miliardë vjet më parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.