Mbi 20 vjet, pensionisti rus Vladimir Ovchinnikov fitoi fansa për muralet e tij në rrugë në qytetin e vogël të Borovsk, rreth 115 km në jugperëndim të Moskës.
Në përgjithësi veprat e tij janë lidhur me kohën e Stalinit por më 25 mars, pak më shumë se një muaj pasi Rusia dërgoi dhjetëra trupa në Ukrainë, Ovchinnikov krijoi një vepër të re, e cila do ta vinte atë në një rrezik serioz.




Ai pikturoi një vajzë, me një fustan blu dhe të verdhë, ngjyrat e flamurit të Ukrainës, me një bombë që i binte nga lart. Poshtë saj me shkronja të mëdha shkruante: “STOP”.
Murali ra në kundërshtim me ligjet e reja të miratuara nga qeveria ruse që kriminalizonin kundërshtimin ndaj stërvitjes ushtarake në Ukrainë.
Ovchinnikov u detyrua të paguante një gjobë prej 35,000 rubla (554 dollarë) për veprën e re të “diskreditimit të ushtrisë ruse”, e cila mbart një dënim maksimal prej pesë vjet burg.
Si përgjigje, ai pikturoi një pjesë të re, në të njëjtin vend, duke shkruar fjalën “bezumiye” (“çmenduri” në rusisht).
Policia i ka fshirë menjëherë të gjitha muralet që lidheshin me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




