Shpresat e Anglisë për të ngritur Kupën e Botës mund të jenë shuar, por dyshja e Manchester City, Kyle Walker dhe John Stones nuk donin të largoheshin nga Katari plotësisht me duar bosh prandaj ata do të marrin në shtëpi një mace që ka qëndruar gjithë kohës me ekipin.
Anglia luajti kundër Francës të shtunën, e cila arriti një fitore 2-1 në çerekfinale.
Macja, të cilën Stones e quajti Dave, do t’i duhet të kalojë katër muaj në karantinë para se të mund të ribashkohet me dyshen e Cityt.

“Macja erdhi një ditë tek ne dhe menjëherë u miqësua me ne”, tha Walker.
Me vizitat në stadiume, seancat stërvitore dhe konferencat për shtyp, macet kanë vjedhur vëmendjen në Kupën e Botës të Katarit 2022.
Macet u panë në anën e fushës gjatë seancave stërvitore të Francës më herët në turne, ku sulmuesi Randal Kolo Muani bëri shaka me gazetarët duke u thënë se shoku i skuadrës Ousmane Dembele kishte frikë nga kafshët.

“Kur hamë jashtë, ka mace që shëtisin përreth. Dhe Ousmane ka frikë prej tyre. Kjo i bën të gjithë të qeshin”, tha ai.
Ndërkohë, sulmuesi brazilian Vinicius Jr. u ndërpre nga një mace kur foli në një konferencë shtypi javën e kaluar. Një anëtar i stafit të Brazilit e përkëdheli macen, përpara se ta hidhte në anën tjetër të tavolinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




