Një banore në Wyoming, Amerikë ka arritur të bëjë një fotografi të veçantë ku duken retë në formën e një vale.
“Ishte diçka e veçantë dhe menjëherë mendova të bëj një fotografi”, thotë Rachel Gordon.
I njohur si fenomeni “Kelvin-Helmholtz, retë formohen ashtu kur një rrymë më e shpejtë ajri lëviz mbi ajrin që ngrihet nga poshtë.

Gordon, e cila tha për BBC se e bëri fotografinë nga dera e pasme e prindërve të saj tregon se “ishte një moment mahnitës”.
Matt Taylor i BBC Weather thotë se fotot janë një nga shembujt më mahnitës dhe epik të reve Kelvin-Helmholtz që ai ka parë ndonjëherë.

“Një pjesë e bukurisë së reve Kelvin-Helmholtz është se ato vërtet tregojnë rrjedhshmërinë e atmosferës”, tha ai.
Formimi i reve mban emrin e shkencëtarëve Lord Kelvin dhe Hermann von Helmholtz, të cilët studiuan fizikën pas fenomenit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




