Politike

Foto e video – Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Konfirmohet mbështetja për rajonin, tarifa më të lira celulare me ‘Unionin’ (Nis nga tetori 2023) 

Gazeta Si – Në Tiranë po mbahet Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas mbërritjes së delegacioneve dhe firmosjes së marrëveshjeve të para,  Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se mbështetja e BE-së për Ballkanin mbetet e pakursyer

“Është hera e parë që mbajmë një samit në Ballkan. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë bashkë me Ballkanin Perëndimor.

Sot për shembull do të firmosim një marrëveshje për tarifat Roaming. Një tjetër është mbështetja që duam t’i japim vendeve të  Ballkanit për krizën energjetike.

Pra, është një moment i rëndësishëm dhe është e emocionuese që këtu në rajon kemi këtë takim mes vendeve të Unionit dhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Kjo është etapë e rëndësishme për afrimin e rajonit në BE”, tha ai.

Komisioneri i për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi tha se, “partneritet, kjo është ajo çka ne ofrojmë dhe është arsyeja pse për herë të parë zhvillohet ky Samiti në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri i Francës, Emmanuel Macron, pas mbërritjes së tij në Tiranë, deklaroi para gazetarëve se ky është një moment i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Është një moment mjaft i rëndësishëm, kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi solidaritet BE-Ballkan Perëndimor për energjinë dhe integrimin”, tha Macron.

Një tjetër i ftuar, Kryeministri belg Aleksandër De Croo tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar shumë por kanë ende punë përpara

“Flas për Ballkanin Perëndimor. Ka përparim, ka ambicie që ky përparim të ecë më shpejt, por nuk ka rrugë të shkurtër.

Ka një punë të jashtëzakonshme për tu bërë. Moment si ky i sotmi duhet të tregojë se kanë ndodhur shumë gjëra dhe ka progres në këto vende. Mendoj se duhet folur për progresin dhe atë që duhet bërë.

Më lini t’iu them që ka shumë harmonizim mes vende të BE dhe Ballkanit Perëndimor, sa i takon politikës së jashtme. Harmonizim në politikën e vizave edhe në fushën e sanksioneve kundër Rusisë.

Në një fushë si migracioni duhet një dialog konstant dhe samiti të tilla janë të rëndësishme për t’i treguar pjesës tjetër të botës që jemi të harmonizuar.

Rusia përpiqet të ndikojë jo vetëm këtë rajon por edhe në BE. Uniteti është diçka që e shqetëson Rusinë. Diçka që e shqetëson Rusinë që përpiqet të destabilizojë. Përgjigjja jonë mund të jetë që bashkimi ynë është më i fortë se kurrë.

Ka një përparim të dukshëm dhe ka një përgjigje nga BE për sinjalet që i janë përçuar Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ky është një proces administrativ me reforma që janë të vështira dhe nuk mund ti bie shkurt. Ka edhe një proces politik. Jemi të vetëdijshëm që duhet të ruani momentin politik. Është roli ynë ti ndihmojmë vendet ta ruajnë rolin politik”, tha ai.

Ndërsa Kryeministri i Greqise u shfaq optimist për zgjidhjen për çështjen e detit. Ai foli edhe për çështjen e dialogut të Kosovës dhe Serbisë

“Gjithmonë kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Që të gjendet një zgjidhje të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas”, tha ai.

Ndërkohë është nënshkruar marrëveshja e tarifave roamning mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Foto nga nenshkrimi i marrveshjkes roaming BE-Ballkani Perendimor ne Tirane

Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit. Marrëveshja do të nisë zbatimin nga 1 tetori 2023. 

Në deklaratën përfundimtarr pritet të vendoset edhe për një integrim në BE gradual të rajonit, si dhe do t’i kërkohet drejtuesve të Ballkanit Perëndimor që të njehsojnë politikën e tyre të jashtme me BE.

Dialogu Kosovë-Serbi, lufta në Ukrainë, kriza e energjisë do të jenë në konkluzionet përfundimtare në Tiranë.

Pritet të njoftohet gjithashtu edhe takimi i dytë i Komunitetit Politik Europian që parashikohet të mbahet në Moldavi gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë