Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde tha nga një samit në Bangkok se disa qeveria europiane duhet të bëjnë kujdes me politikat e tyre fiskale sepse mund të nxisin një rritje të kërkesës dhe shpenzimeve.
“Politikat fiskale që krijojnë kërkesë ekstra në një ekonomi me furnizime të kufizuara mund të detyrojë një shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare”, – tha Lagarde në një konferencë të organizuar nga Banka e Tajlandës dhe Banka për Zgjidhjet Ndërkombëtare në Bangkok.
“Fatkeqësisht, për momentin, të paktën disa nga masat fiskale që ne po analizojmë nga shumë prej qeverive europiane dhe veçanërisht të eurozonës po tregojnë drejtimin e kategorisë së fundit,” – tha ajo, duke iu referuar masave që mund të shkaktojnë kërkesë të tepërt.
Komisioni Europian pret që ekonomia e Eurzonës të tkurret në tremujorin e katërt 2022 dhe në tremujorin e parë 2023, për shkak të rritjes së çmimeve dhe rritjes së normës bazë të interesit, që pengon shpenzimet, fuqinë huamarrëse dhe besimin.
“Ne kemi nevojë për investime më të larta dhe reforma strukturore për të hequr kufizimet e furnizimit dhe për të siguruar që prodhimi i mundshëm të mos dëmtohet nga ndryshimi i ekonomisë globale. Dhe kjo është një pikëpyetje e madhe dhe një pasiguri që kemi. Në një botë ku kërkesa e jashtme është më e pasigurt, do të na duhet gjithashtu të forcojmë ofertën dhe kërkesën e brendshme përmes rritjes më të lartë të produktivitetit” – tha Lagarde.
Me inflacionin që shkon në pesëfishin e objektivit të tij prej 2%, BQE ka rritur normat e interesit me ritmin më të shpejtë të regjistruar këtë vit dhe një varg rritjesh gjatë muajve të ardhshëm ka ende gjasa pasi rritja e çmimeve do të duhen vite për t’u zbutur.
“Ajo që ne bankierët qendrorë duhet të bëjmë është të ofrojmë një politikë monetare që përshtatet me pritshmëritë. Ne duhet t’i sinjalizojmë publikut, vëzhguesve, komentuesve, se në të gjithë skenarët, inflacioni do të kthehet në objektivin tonë afatmesëm në kohën e duhur”, – tha Lagarde./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



