Gazeta Si - Reshjet e borës në zonat malore kanë përfshirë fshatin Dardhë të Korçës në lartësinë 1600 m mbi nivelin e detit. Bora është me intensitet të ulët dhe nuk ka shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve.
Në zonat e tjera të qarkut të Korçës po bie shi me intesitet të ulët, ndërsa akset nacionale dhe rurale janë të qarkullueshëm normalisht.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese.
Këshillohet për drejtuesit e mjeteve lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.