Gazeta Si - Uji ka filluar që të tërhiqet nga Qarku i Shkodrës. Raporti më i fundit i bërë publik nga Bashkia Shkodër tregon se sipërfaqja e përmbytur në këtë qark është 570 hektarë nga 1070 hektarë që ishte të enjten në orën 10 të mëngjesit, duke bërë që situata të përmirësohet. Ndërkohë që në Bërdicë 5 familje vijojnë të jenë të evakuuara.
Njësia Administrative Ana e Malit:
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha (nga 700 Ha që ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë
2.Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Njësia Administrative Dajç:
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha (nga 100 Ha që ishte me 24.11.2022 ora 10:00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Tendenca e nivelit të ujit është në ulje.
Njësia Administrative Velipojë:
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 100 Ha që ishte me 24.11.2022 ora 10:00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Njësia Administrative Bërdicë:
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha (nga 140 Ha që ishte me 24.11.2022 në orën 10:00), konkretisht në fshtrat Trush.
Familje të evakuara që aktualisht po marrin shërbim në konvikte janë 5 familje me 20 persona.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.05 m, (nga 8.09 që ishte me 24.11.2022 ora 10:00) (Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, (nga 6.05 që ishte me 24.11.2022 ora 10:00) (Kuota max 7.50 m)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.