Dosje

Vrasja e çiftit Pasho në Itali, Elona Kalesha 7 orë para hetuesve: Ish-i im e dinte për shtatzëninë

Gazeta Si - “Prisja një fëmijë nga Taulanti, e ngjizëm në Sollicciano, në dhomën e takimeve në burg. Unë e ndërpreva shtatzëninë më 27 tetor 2015 dhe ai e dinte”.

Kjo është alibia e 36-vjeçares Elona Kalesha, shqiptarja e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, të zhdukur në nëntor 2015, ku eshtrat e të cilëve u gjetën në një fushë pranë burgut në Sollicciano në dhjetor 2020.

Një qëndrim mohues pas akuzave për vrasjen e dyfishtë para hetuesve, të cilët e kanë pyetur shqiptaren për 7 orë.

Mes tensionit, ajo ka folur për herë të parë dhe përsëriti se nuk i kishte vrarë vjehrrit e ardhshëm, por pranoi abortin.

Kalesha u paralajmërua në mënyrë të përsëritur për t'u qetësuar, madje edhe nga vetë mbrojtësit e saj, avokatët Antonio D'Orzi dhe Federico Febbo.

Kalesha iu përgjigj të gjitha pyetjeve të Prokurorit Publik, duke dhënë versionin e saj të fakteve dhe duke mos u munduar shumë për të fshehur zhgënjimin e saj me gjykimin në vazhdim, madje duke iu drejtuar një "gjest të keq" gjyqtares hetuese, Ornella Galeotti, e cila futi në procesverbal ngjarje.

Sipas prokurorisë, gruaja dyshohet se ka vrarë vjehërrit e saj që mos t'i tregonin djalit të tyre Taulantit, sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort.

Pak javë më parë, në të njëjtën sallë gjyqi, Taulanti kishte thënë se nuk dinte asgjë për atë shtatzëni apo abortin: “Nuk ishte e mundur të kryenim marrëdhënie, ne përfituam nga disa sekonda shpërqendrimi nga agjentët për të prekur njëri-tjetrin, por asgjë më shumë”.

Historia e Elonës, e cila deri më tani nuk kishte folur asnjëherë me një hetues, vazhdon mes "nuk më kujtohet", mospërputhjeve të ngjarjeve dhe shumë teprimeve, veçanërisht përballë pyetjeve urgjente të prokurorëve Ornella Galeotti, Beatrice Giunti dhe avokates së pjesës civile, Cristina Masetti.

"Në burgun e Solliccianos, nuk ka roje të mjaftueshme për të monitoruar lëvizjet e të arrestuarve dhe disa kamera nuk funksionojnë", - ka vijuar ajo.

Ndërkohë që prokurorja Galeotti, e ka pyetur: “A jeni e sigurt për atë që po thoni”?

Dhe Kalesha, sipas mediave italiane, i përgjigjet menjëherë: "Të telefonojmë dhomën e kontrollit?".

Kalesha shpjegoi se ngjizja ka ndodhur në një zonë të fshehur të oborrit të burgut Sollicciano, kur Taulanti ishte në burg.

Gjatë një prej intervistave, sipas fjalëve të gruas, dy ish-të dashurit do të ishin izoluar në një ambient të jashtëm të IEVP-së, ku në atë moment nuk kishte kontrolle.

Elona Kaleshi, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, u arrestua në dhjetor 2020 nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor në Firence.

Gjykata mori dëshminë e qytetarëve që banonin pranë apartamentit që kishte marrë me qira çifti Pasho, ku mendohet se ata janë masakruar, në fillim të nëntorit 2015.

Fqinjët thanë se në atë kohë kishin ndjerë një aromë të keqe që vinte nga shtëpia dhe se kishin parë një grua duke u larguar me disa valixhe, e cila dyshohet se ka qenë pikërisht Elona Kaleshi.

Sipas hetuesve italianë, Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur po flinte gjumë dhe në trupin e tij nuk ka shenja të tjera dhune.

Ndërkohë, Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas.

Për krimin e rëndë, dyshohet se Kaleshi është ndihmuar edhe nga persona të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë