Kosova

Vuçiç thirrje serbëve në Kosovë: Të ruajmë paqen

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha të hënën në mbrëmje se do të takojë në Beograd, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Ndërsa shtoi se ai do i kërkojë që të ruajnë paqen.

“Sonte do të kem një takim me serbët e Kosovës dhe Metohisë. Kërkesa është shumë e qartë, të përpiqemi të ruajmë paqen”, tha Vuçiç gjatë një fjalimi të mbajtur pas dështimit të negociatave në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç tha se nëse do të ketë protesta, ato duhet të jenë paqësore.

 “Duhet të përpiqemi të tregojmë se nuk donim konflikte as për një sekondë. Nëse protestojnë, duhet të protestojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Le të bëjmë çmos për të ruajtur paqen. Ne do të respektojmë kërkesën e (kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep) Borrellit. Nuk do të nxjerrim të reja, dhe as nuk do t’i publikojmë”, u shpreh Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë