Kosova

Dështimi i negociatave, Osmani: Borrell ishte haptazi i njëanshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë asnjëherë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë, ndersa e ka kritikuar kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell për njëanshmëri.

Ajo i ka bërë këto deklarata pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçic, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

“Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën”, ka thënë Osmani në një postim në Facebook, duke përmendur disa marrëveshje të arritura mes dy vendeve në Bruksel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë