Sociale

Bilanci më pozitiv qysh prej fillimit të pandemisë, vetëm një i infektuar me COVID, 24 orët e fundit   

Qysh prej fillimit të pandemisë, e hëna e 21 nentorit ka qenë dita me rezultatin më të mire sa i përket infektimeve në vend.

 Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 66 testime, 1 qytetar ka rezultuar i infektuar me COVID-19, nuk ka humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bëri thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë