Futboll

Franca në alarm për Benzema, ‘Topi i Artë’ humb Botërorin

Gazeta Si – Ka përfunduar ende pa nisur Botërori për Karim Benzema, fituesin e ‘Topit të Artë’. Sulmuesi i Francës ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe sipas mediave franceze, e ka humbur Kupën e Botës.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor. Benzema bëri sot stërvitjen e parë me grupin që pas grumbullimit të Francës. Por zgjati pak dhe sulmuesit iu desh të linte fushën.

Benzema me trofeun e ‘Topit te Arte’. Gazeta Si, 19 nentor 2022

Trajneri Didier Deshamp tani duhet të vendosë për zëvendësuesin e lojtarit të Real Madrid. Ai ka kohë deri të hënën, një ditë para ndeshjes së parë me Australinë.

Mungesa e Benzemasë është një tjetër goditje e madhe për kampionët e botës. ‘Gjelat’ kanë humbur deri tani lojtarë të rëndësishëm, si Pol Pogba, N’Golo Kante, Majk Maignan, Presnel Kimpembe dhe së fundi edhe sulmuesin Kristofer Nkunku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë