Futboll

Infantino para Botërorit: Sot ndihem arab, gej dhe punëtor emigrant!

Gazeta Si – Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, nuk rresht së reklamuari Botërorin e Katarit, që fillon të dielën. Ai e ka konsideruar gjithmonë si më spektakolarin e histories së futbollit, edhe pse shumë të tjerë mendojnë ndryshe, madje dhe janë penduar që ia kanë dhënë organizimin e tij Katarit.

Në një konferencë të fundit për shtyp në Doha, numri 1 i ‘qeverisë’ së futbollit botëror ka shprehur gjithë solidarizimin e tij me arabët, homoseksualët dhe punëtorët emigrantë, tema të nxehta për këtë Botëror:

Kreu i FIFA-s, Xhani Infantino. Gazeta Si, 19 nëntor 2022

“Sot ndihem katariot, sot ndihem arab, sot ndihem afrikan, sot ndihem gej, sot ndihem nje person me aftësi të kifizuara, sot ndihem një punëtor emigrant”, – ka thënë Infantino në fjalimin e tij.

Organizatorët e Kupës së Botës në Katar janë objekt i kritikave të forta në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe diskriminimin, veçanërisht për komunitetin LGBTQ. Me afrimin e startit të Botërorit kritikat janë bërë edhe më të ashpra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë